LAJMI I FUNDIT:

Fossil sjell 40 modele të reja të orëve të mençura, përfshin edhe brendet Kors, Armani dhe Diesel

Fossil sjell 40 modele të reja të orëve të mençura, përfshin edhe brendet Kors, Armani dhe Diesel

Gjiganti i orëve, Fossil sjell modelet e reja të orëve të mençura, përkatësisht mbi 40 modele dhe variante të ndryshme, të cilat përfshijnë edhe markat e tjera sikurse Michael Kors, Diesel, Skagen, Emporio Armani dhe Kate Spade.

Kompanitë teknologjike si Samsung dhe Apple e kanë pasuruar tregun e orëve të mençura me modele të shumta. Megjithatë, brendet e njohura të orëve mendojnë se mund të sjellin edhe më shumë risi në këtë treg.

Të martën, Fossil Group ka lansuar mbi 40 ora hibride në bashkëpunim me firmat e mirënjohura si Armani, Skagen, Kate Spade, Michael Kors, Diesel dhe Fossil.

Pajisjet duken krejtësisht si orët analoge kështu që është e vështirë të dallohet se këto produkte mund të numërojnë hapat që bëni në ditë, të monitorojnë gjumin tuaj dhe të sjellin njoftimet më të fundit në kyçin e dorës suaj.

Arsyeja kryesore për këtë kamuflim është se produktet e reja hibride nuk kanë ekran tipik të orëve të mençura; nevojitet të hapni një aplikacion për të parë të dhënat e aktiviteteve.

Sipas drejtoreshës për departamentin e kreativitetit në Fossil Group, të gjitha orët e kompanisë do të kenë tipare ‘smart’ në të ardhmen e afërt.

“Ne jemi në dijeni se teknologjia është një pengesë e madhe në shumë industri, përfshirë edhe modën,” – ka deklaruar Elliot. “Por për t’i bashkuar të dyjat, ne duhet që së pari të kemi përvojë në dizajnin e modës dhe të fokusohemi në të,”

Koleksionet e reja janë më atraktive se shumica e orëve të mençura, të cilat zakonisht janë të rënda për shkak të procesorëve kompjuterik që bartin brenda.

Hibridët e reja nga Fossil përdorin bateri që zgjat deri në gjashtë muaj, ndërkohë që Apple Watch duhet të mbushet me bateri çdo ditë.

Të gjitha këto marka në Kosovë ofrohen ekskluzivisht nga iAs Group. Edhe modelet e reja pritet të vijnë në tregun tonë së shpejti.

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

4 gjëra që prindërit duhet të kenë parasysh kur të blejnë një smartphone për fëmijët e tyre

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Një rekord i ri botëror është vendosur me procesorin e ri Core i9-14900 nga Intel, pamje që e dëshmojnë këtë

Teknologji
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Kalo në kategori