Foshnje 3-javëshe gjendet pa shenja jete në Skenderaj, policia po heton rastin

43:"Newborn baby (0-3 months), close-up of feet 12:"Getty Images
Një foshnje tre javëshe është gjetur pa shenja jete në fshatin Kostercë të Skenderajt.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte, transmeton Telegrafi.
"Njësitet policore pas pranimit të informatës nga QKMF-Skenderaj lidhur me rastin, së bashku kanë dalë në lokacionin e cekur, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima mashkull kosovar (foshnje 3-javësh) është pa shenja jete", ka njoftuar policia.
Lidhur me rastin, janë intervistuar prindërit e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































