Foshnja bie në rërë gjatë përpjekjes për t’u ngritur - reagimi i saj i mahnit të gjithë

Nëna Amanda Cooper, bashkë me burrin dhe fëmijët e saj, po pushonte në Havai kur xhiroi përpjekjen e parë të vajzës së saj më të vogël për të ngjitur.
Foshnja e ëmbël dhe pa frikë vendosi të përpiqej të ngrihej ndërsa ata ishin në plazh dhe në vend të ngritjes së suksesshme, prindërit e saj regjistruan rënien e saj në rërë.
Shumë do të prisnin që vogëlushja, si shumë fëmijë të tjerë, të fillonte të qante, por kjo nuk ndodhi.
Në vend që të qante, vogëlushja u ngrit me ndihmën e duarve dhe vazhdoi të lëvizte në pozicionin e katër këmbëve drejt nënës, ndërkohë që hante pak rërë që i kishte mbetur në fytyrë pas rënies.
Përdoruesit e Instagramit ishin të mahnitur dhe të kënaqur nga reagimi i qetë i bebes së ëmbël, ndërsa të tjerët u habitën që ajo nuk tregoi asnjë shenjë të dëshirës për të qarë.
Megjithatë, pati edhe komente që kritikuan sjelljen e prindërve që nuk reaguan menjëherë kur fëmija ra dhe nuk i pastruan rërën nga fytyra.
"Bebja është mirë, nuk e kuptoj pse po sulmoni prindërit që nuk bënë drama për rënien", "Mendoj se prindërit duhej ta ndihmonin dhe jo ta regjistronin", "Kjo duket si një rënie për të cilën do të qeshë kur të rritet dhe të shikojë videon", "Ndoshta videoja është qesharake për të gjithë, por ajo që nuk është qesharake është indiferenca e prindërve", janë disa nga komentet. /Telegrafi/

















































