LAJMI I FUNDIT:

Forumi i Sigurisë, ambasadori Scott flet për rolin e SHBA-së në Ballkan

Forumi i Sigurisë, ambasadori Scott flet për rolin e SHBA-së në Ballkan

Ambasadori i SHBA-së në Beograd Kyle Scott ka vlerësuar rolin e vendeve të rajonit në rrugën e integrimeve të tyre euroatlantike, duke kërkuar më tepër përkushtim në arritjen e këtyre objektivave.

Ai gjatë një fjalimi në Forumin e Sigurisë në Beograd tha se SHBA ka qenë e fokusuar në rajonin e Ballkanit për më se dy dekada, me qëllim të pajtimit të vendeve të cilat kanë dalë nga lufta në ish-territorin e Jugosllavisë në vitet e nëntëdhjeta.


“Fokusimi në rajon ishte kërkimi për pajtimin e vendeve të dala nga konfliktet e dhunshme të viteve të nëntëdhjeta, por edhe ripajtimin ndërmjet fqinjëve dhe për të ecur përpara në ndërtimin e një të ardhme, e cila do të krijohet në rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe në forcimin e demokracisë të bazuar në sundimin e ligjit dhe e mbështetur nga mediat e lira. Çelësi kryesor i gjithë kësaj ishte procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, si një motiv i duhur për përpjekjet  e reformave në dekadat e fundit”, u shpreh diplomati amerikan.

Ai ka folur edhe rreth ndihmës që vendi i tij ka dhënë për Serbinë në ndërtimin e rrugëve, spitaleve, por edhe në forcimin e gjyqësorit, policisë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsioni dhe krimit të organizuar.

Scott u shpreh se pavarësisht problemeve, kërkohet më tepër përkushtim në proceset integruese dhe se është optimist për të ardhmen e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori