LAJMI I FUNDIT:

Më i fortë se ‘guri’: Pesë artikuj për ereksion më të fortë

Më i fortë se ‘guri’: Pesë artikuj për ereksion më të fortë

Pemët dhe vera e kuqe mund të ulin rrezikun nga shfaqja e disfunksionit erektil, zbulojnë studimet e reja të shkencëtarëve nga Britania e Madhe

Shkencëtarët kanë studiuar dhe vëzhguar 25.000 meshkuj në periudhën prej dhjetë vjetësh, ndërsa pak më shumë se një e treta e tyre kanë pasur të zhvilluar disfunksionin erektil gjatë periudhës studimore.


Mirëpo, meshkujt të cilët kanë pranuar që kanë ngrënë më shumë se tri vakte në javë të këtyre pesë artikujve, kanë pasur për 19 për qind më pak shanse që të sëmuren nga disfunksioni erektil sesa ata të cilët nuk i kanë ngrënë këta artikuj.

Pesë artikuj të cilët do të duhej t’i hani janë: frutat e malit, portokajtë, vera e kuqe, mollët dhe dardhët, transmeton Telegrafi.

Për rritje të forcës së penisit ndihmojnë flavonoidet, përbërësit nga pemët dhe perimet, thotë autori i studimit Aedín Cassidy, drejtor i Departamentit të Ushqimit të Shkollës Mjekësore në Norwich.

Te shumica e pacientëve, të cilët vuajnë nga disfunksioni erektil, është zbuluar që sëmundja është zhvilluar për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut deri në penis.

Disa flavonoide mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut duke i bërë arteriet më fleksibile dhe duke hapur enët tuaja të gjakut.

Pra, nëse doni të ruani shëndetin dhe funksionalitetin e penisit tuaj, pini një gotë verë të kuqe sonte ose hani një nga këto fruta. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori