Formohet Komisioni për verifikim të deputetëve - Kuvendi shkon në pauzë 20 minuta

Është bërë emërimi i anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.
Kryesues i këtij komisioni do të jetë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, transmeton Telegrafi.
Nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë Ganimete Musliu.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.
Pas emërimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi anëtarët për një mbledhje ku do të paraqesin raportin e deputetëve, ndërsa gjatë kësaj kohe ai tha se Kuvendi duhet të shkojë në një pauzë prej 20 minutash. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































