LAJMI I FUNDIT:

Formohet Akademia e biznesit e Universitetit të EJL-së në Tetovë

Formohet Akademia e biznesit e Universitetit të EJL-së në Tetovë

Në organizim të Fakultetit për Biznes dhe Ekonomi në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë sot u formua Biznes akademia, si edhe një mënyrë për bashkëpunim më të afërt të universitetit me bashkësinë e biznesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas profesorit Mirolub Shukarov duhet pasur bashkëpunim të ngushtë midis sektorit akademik dhe biznes sektorit me qëllim që të dyja palët të kontribuojnë për zhvillimin personal dhe zhvillimin e shoqërisë ku veprojnë.


Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha theksoi se biznesit i nevojiten kuadro cilësore dhe profesionale me njohje që të mund të kyçen në punën e përditshme.

Për profesorin Abdulmenaf Bexheti nevojitet ndryshim i sistemit për arsim.

Ai theksoi se nevojitet edhe ndryshimi i procedurave të cilat parashohin 10 për qind të mësimit të ashtuquajtur klinik apo praktik, por pasi që deri më tani është zbatuar vetëm në letër pa pasur ndikim të vërtetë ndaj mundësive të studentëve. Pritjet e tij janë se përmes akademisë së biznesit të UEJL një pjesë e biznesmenëve në mënyrë më aktive do të kyçen në zbatimin e 10 përqindve të mësimit praktik për studentët./Telegrafi/