Me ndeshjet e mbrëmshme ka përfunduar edhe xhiro e katërt në Ligën e Evropës.

Manchester United ka zhgënjyer edhe njëherë duke pësuar humbje me rezultat 2-1 kundër Fenerbahçes.


Gjithashtu befasi ishte edhe humbje e Villarealit si vendas prej skuadrës turke, Osmanlispor.

E pas gjithë këtyre, Liga e Evropës ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Sulmin e udhëheqin Dzeko, Aduriz dhe Sow, ndërsa në mesfushë gjenden Hwang, Giuliano, Stanciu dhe Taison.

Në portë gjendet Fahrmann kurse para tij në mbrojtje pozicionohen Van Dijk, Sadygov dhe Çuruksu. /Telegrafi/

aduriz

telegrafi sport app