Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt, ka publikuar formacionin më të vlefshëm aktualisht në botë, ku vlera e tij arrin në 1.37 miliardë euro.

Alessandro Bastoni (80 milionë euro) është lojtari i vetëm italian dhe i Serie A i përfshirë në formacionin më të vlefshëm të Transfermarkt, ndërsa portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel (40 milionë euro) nga Bundesliga.


Lojtarët tjerë vijnë të gjithë nga Liga Premier dhe La Liga, me kampionatin elitar anglez që ka pesë përfaqësues, ndërsa ai spanjoll përfaqësohet me katër.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes gjendet Trent Alexander-Arnold (75 milionë euro), në të majtin Josko Gvardiol (75 milionë euro), ndërsa partner i Bastonit është William Saliba (80 milionë euro).

Mesfusha përbëhet nga Rodri dhe Federico Valverde, të dy me vlerë 130 milionë euro, teksa para tyre më i avancuar gjendet Jude Bellingham (180 milionë euro).

Sulmi më i vlefshëm në botë përbëhet nga Lamine Yamal (180 milionë euro) në krahun e majtë, Vinicius Junior (200 milionë euro) në krahun e djathtë dhe Erling Haaland (200 milionë euro) në qendër. /Telegrafi/

telegrafi sport app