Afati kalimtar veror është shumë i nxehtë me shumë futbollistë që po ndërrojnë skuadra.

Skuadrat e mëdha evropiane kanë shpenzuar shuma të çmendura për të arritur transferimin e objektiveve të tyre.


Real Madridi është skuadra që ka shpenzuar më shumë, pasi ka transferuar lojtarë si Eder Militao, Ferland Mendy, Eden Hazard apo Luka Jovic.

Hazard Real Eden Hazard (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Me shpenzime nuk e ka lënë keq as Barcelona që ka transferuar Frenkie De Jongun, ndërsa Atletico Madrid ka shpenzuar 126 milionë për Joao Felix.

Mediumi i njohur britanik, Bleacher Report ka bërë formacionin më të shtrenjtë gjatë këtij afati kalimtar.

joao felix 1

Katër transferimet e mëdha të Realit zënë vend në këtë formacion, ndërsa aty janë edhe futbollistët që u paguan shumë për ta si Joao Felix, Frenkie De Jong, Tanguy Ndombele, Rodri apo Lucas Hernandez.

firma de jong 7 2

Vetëm treshja ofensive në këtë formacion në total ka kushtuar 286 milionë euro. /Telegrafi/

Screenshot 1

telegrafi sport app