LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Leeds Unitedit në Ligën Premier – Bielsa pritet ta ketë sulmin e frikshëm me Ibrahimovicin dhe Cavanin

Formacioni i mundshëm i Leeds Unitedit në Ligën Premier – Bielsa pritet ta ketë sulmin e frikshëm me Ibrahimovicin dhe Cavanin

Leeds United është rikthyer në Ligën Premier pas një kohe të gjatë dhe kjo do të thotë një diçka… tifozët mund të presin nënshkrime të mëdha nga ky klub.

Marcelo Bielsa ka frymëzuar ekipin me emër anglez të rikthehet në Ligën Premier për herë të parë pas 16 vitesh.

Ky rikthim ka bërë bujë të madhe në Angli, por edhe gjetiu, pasi ekipi i Leeds ka një simpati të madhe ndër tifozë dhe ndeshjet e tyre priten me interesim të madh.


Leeds United rikthehet zyrtarisht në Ligën Premier pas 16 vitesh
Lexo po ashtu Leeds United rikthehet zyrtarisht në Ligën Premier pas 16 vitesh

Trajneri argjentinas është i sigurt që do ta forcojë skuadrën e tij këtë verë, pavarësisht se është kurorëzuar si fitues i titullit në Championship.

Klubi anglez tashmë është lidhur me lëvizje të bujshme për sulmuesit veteranë Zlatan Ibrahimovic dhe Edinson Cavani.

Megjithatë, këta dy sulmues nuk do të jenë lojtarët e vetëm të mëdhenj që mund të luajnë te Leeds nga sezoni i ardhshëm.

Leeds pas inkuadrimit në Ligën Premier tani mendon për përforcime - Ibrahimovic alternativa e vështirë, Cavani i mundur
Lexo po ashtu Leeds pas inkuadrimit në Ligën Premier tani mendon për përforcime - Ibrahimovic alternativa e vështirë, Cavani i mundur

Portieri Claudio Bravo, mbrojtësi Mauricio Isla dhe mbrojtësi i River Plate, Lucas Martinez Quarta po lidhen gjithashtu me një transferim te Leeds.

Nga ekipi aktual, vend në formacion pritet të kenë: Ben White, Stuart Dallas, Kalvin Philipps, Pablo Hernandez, Mateusz Klich dhe Jack Harrison.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori