Luiz Nazario de Lima Ronaldo është njëri nga sulmuesit më të mirë që ka njohur bota e futbollit.

Braziliani ka qenë fantastik duke luajtur për shumë klube të mëdha si Barcelona, Inter, Milan e Real Madrid.


Braziliani ka fituar edhe Kupën e Botës me shtetin e tij në vitin 2002 duke qenë lojtari më i mirë i tyre.

Tani ai për të përditshmen katalunase ‘Mundo Deportivo’, ka zgjedhë 11 futbollistët më të mirë në histori.

41-vjeçari çuditërisht ka lënë jashtë këtij formacioni pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldon.

GettyImages 481915784 (Getty Images)

Ai nuk ka dhënë arsyeje për asnjë futbollistë që ka përfshirë në formacion por edhe ata që nuk i ka futur në 11she.

Disa nga lojtarët e futur në formacion janë bashkëkombës të Ronaldos që vetën e ka futur si sulmuesin kryesor.

Formacioni më i mirë në histori sipas Ronaldos:

Buffon, Cafu, Maldini, Cannavaro, Roberto Carlos, Pirlo, Zidane, Maradona, Messi, Pele, Ronaldo. /Telegrafi/

telegrafi sport app