Java e katërt solli rezultatet interesante ku nuk munguan befasitë dhe golat e bukur.

Shumë interesante ishte ndeshja mes Dritës dhe Llapit ku mysafirët shënuan fitore, duke bërë që edhe trajneri Bekim Isufi të jap dorëheqje.


Llapi është skuadra që përfaqësohet më së shumti në formacion me katër lojtarë.

Edhe Flamurtari e ka vazhduar serinë perfekt duke marrë fitoren e katërt me radhë.

Telegrafi ka nxjerrë formacionin më të mirë të javës së katërt me individët më të dalluar.

Portier 

Donat Kaçiu i Gjilanit ishte më meritori që skuadra bardhekuq doli e pamposhtur nga stadiumi ‘Bajram Aliu’.

39498744 297037157548974 6966115346960875520 n

Mbrojtja

Vija e fundit vjen me katër. Në anën e djathtë është Besnik Krasniqi që shkëlqeu kundër Prishtinës dhe asistoi në golin që e solli barazimin.

Në qendër Margilen Shoshi i Trepçës ’89 së bashku me Dardan Jasharin e Llapit.

Në të majtë është Gentrit Dumani i cili po zhvillon një fillim sezon të jashtëzakonshëm me Flamrutarin.

41691710 2313240542050088 7061686658583756800 n e1536847475732

Mesfusha

Blend Baftiu kishte lënë Prishtinën për tu bashkuar me Ballkanin këtë sezon. Ai shënoi gol ndaj ish skuadrës.

Së bashku me të në mesfushë është dirigjenti i Llapit kundër Dritës, Arbnor Ramadanin.

37565447 676990042673625 1003258696253308928 n e1536847502500

Treshja e mesfushorëve sulmues përbëhet nga Festim Alidema e Fiton Hajdari që e fundosën Dritën me golat e tyre. Me të është edhe Astrit Fazliu që shënoi në vendlindje ndaj Ferizajt.

Sulmi

I vetëm por i papërmbajtshëm. Alban Shillova  shënoi dy herë kundër Lirisë së Prizrenit.

Ai tashmë ka pesë gola dhe larg është sulmuesi më në formë në kampionat. /Telegrafi/

41699959 293998901427491 2809949363764199424 n

telegrafi sport app