Shkëndija e Tetovës sonte përballet me Ludogoretsin në ndeshjen e parë të Play-Offit të Ligës së Evropës, ku pasi që tetovarët kanë siguruar fazën e Grupeve të Ligës së Konferencës, kërkojnë të shkojnë një hap më larg, të shkruajnë histori duke siguruar rezultat të mirë në ndeshjen e parë, që do tu mundësonte grupet e ligës së dytë më të rëndësishme evropiane, ate të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë luhet në Shkup, në stadiumin Arena “Todor Proeski”, ku kuqezinjtë presin mbështetje të madhe edhe nga tifozët e flaktë dhe armata e “Ballistëve”.


Trajneri Jeton Beqiri për këtë ndeshje ka vendosur të luajë në portë me Baboucarr Gaye, ndërsa mbrojtja përbëhet nga

Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Ëebster dhe Imran Fetai.

Në mesfushë, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan dhe Arbin Zjenullahi kanë marrë besimin e trajnerit Beqiri.

Sulmi përbëhet nga kapiteni Besart Ibraimi, i ndimuar nga Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.

Në anën tjetër trajneri portugez i bullgarëve, Rui Mota do ta sulmojnë Shkëndijën me francezin Mounir Chouiar, Yves Erick Bile dhe Erick Marcus. /Telegrafi/

Shkëndija: Baboucarr Gaye, Aleksander Trumçi, Klisman Cake, Ronaldo Ëebster Imran Feta, Reshat Ramadani, Adamu Alhassan, Arbin Zjenullahi Besart Ibraimi (kapiten), Fabrice Tamba dhe Liridon Latifi.

Ludogorets: S. Padt, Son, I. Nachmias, D. Almeida, A. Nedyalkov, Pedro Naressi, D. Duarte, P. Staniç, Erick Marcus, Mounir Chouiar dhe Y. E. Bile

telegrafi sport app