Formacionet zyrtare: Milanin synon pikët e plota ndaj Lecces

Milani është nikoqir i Lecces për duelin që luhet në kuadër të javës së 31-të në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “San Siro”.
Rossonerët do të synojnë të fitojnë tri pikët në këtë takim, pasi një vend për top katër është bërë edhe më i vështirë me rikthimin e 15 pikëve të Juventusit.
Lecce, në anën tjetër po lufton që të ikë nga zona që shpije në Serie B dhe do të shkojë me të gjitha forcat në sulm për tri pikë.
Formacionet startueseMilan: Maignan; Kalulu, Thiaw, Tomori, Theo Hernández; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Rebic.
Lecce: Falcone; Gendrey, Baschirotto, Umtiti, Gallo; Blin, Hjulmand, Oudin; Banda, Ceesay, Di Francesco. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/04/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































