Formacionet zyrtare: Ludogorets - Milan, Rossonerët gati për ndeshjen e parë të eliminimit direkt

Ludogoretsi dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Evropës.
Rossonerët janë mysafirë të Ludogoretsin në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Evropës.
Skuadra bullgare vjen nga një formë e mirë në kampionat dhe Evropës, kështu që dëshiron ta befasojë Milanin.
Në anën tjetër, Rossonerët gjithashtu janë në formë të mirë në Serie A dhe duan të kryejnë punën qysh në ndeshjen e parë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Ludogorets: Renan; Cicinho, Moti, Plastun, Sasha; Anicet, Dyakov; Lukoki, Marcelinho, Misidjan; SwierczokMilan: Donnarumma; Abate, Bonucci, Romagnoli, Calabria; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu





















































