Formacionet zyrtare, Juventus - Milan: Tudor merr vendimin për Zhegrovën

Në ndeshjen kryesore të javës në Serie A, Juventus do të presë AC Milanin në Allianz Stadium.
Juventus do të luajë pa Gleison Bremer, i cili nuk është pjesë e listës së ndeshjes, ndërsa kjo i hap rrugë Daniele Rugani të startojë në qendër të mbrojtjes për herë të parë që nga rikthimi nga huazimi te Ajax.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes starton Pierre Kalulu, ndërsa në të majtë do të jetë Andrea Cambiaso.
Super sfida all’Allianz Stadium 🏡#JuveMilan pic.twitter.com/g0qN1ELely
— JuventusFC (@juventusfc) October 5, 2025
Sulmi i Juventusit do të drejtohet nga Jonathan David, ndërsa Dusan Vlahovic dhe Lois Openda do të jenë në stol. Pjesë e mesfushës sulmuese do të jenë Kenan Yildiz dhe Francisco Conceicao, duke e lënë Edon Zhegrovën në baskën rezervë.
Milan do të jetë pa Pervis Estupinan, i pezulluar, dhe Ardon Jashari, i dëmtuar.
Rafael Leao do të fillojë nga stoli pasi po rikuperohet nga lëndimi, ndërsa sulmi i Milanit do të drejtohet nga Santiago Gimenez dhe Christian Pulisic.
Juventus (3-4-2-1): Di Gregorio; Gatti, Rugani, Kelly; Kalulu, Locatelli, McKennie, Cambiaso; Conceicao, Yildiz; David.
✍🏻 La formazione titolare scelta da mister Tudor per la partita di questa sera ⚪️⚫️ 📜@EASPORTSFC @easportsfcit#JuveMilan pic.twitter.com/SZJamCwdRx
— JuventusFC (@juventusfc) October 5, 2025
Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Bartesaghi; Gimenez, Pulisic.
Your Rossoneri XI for a big night in Turin 💪
Brought to you by 𝗞𝘂𝗺𝗵𝗼 𝗧𝗶𝗿𝗲 pic.twitter.com/rVtvhMGeDW
— AC Milan (@acmilan) October 5, 2025
/Telegrafi/











































