Formacionet zyrtare, Atletico Madrid - Inter: Simeone dhe Chivu duan fitore

Atletico Madridi pret Interin në kuadër të xhiros së pestë të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve.
Atletico Madrid i Diego Simeones, ka grumbulluar 6 pikë në katër ndeshjet e para të grupit, me dy fitore dhe dy humbje.
Në anën tjetër Cristian Chivut kërkon të vazhdojë seri e fitoreve në Ligën e Kampionëve pas humbjes në derbi ndaj Milanit.
¡Listos para el partidazo de hoy! 💪 pic.twitter.com/FD731yJmrs
— Atlético de Madrid (@Atleti) November 26, 2025
Për këtë ndeshje, trajneri rumun do të bëjë disa ndryshime në formacion. Në portë do të jetë Yann Sommer, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Alessandro Bastoni dhe Manuel Akanji. Në sulm, Lautaro Martinez do të udhëheqë linjën, ndërsa Bonny do a shoqërojë.
Diego Simeone do ta luajë me Julian Alvarez në sulm, I cili do të përkrahet nga Alex Baena dhe Guliano Simeone.
Musso do të jetë në portë në vend të Onlak, ndërsa Gimenez dhe Hancko në qendër të mbrojtjes.
Atletico Madrid: Musso; Nahuel Molina, Gimenez, Hancko, Ruggeri; Simeone, Cardoso, Barrios, Gallagher; Alvarez, Alex Baena
Inter: Sommer; Akanji, Bisseck, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Zielinski, Dimarco; Bonny, Lautaro Martinez
/Telegrafi/



















































