Real Madridi nuk po kalon një formë të mirë dhe rezultatet e fundit konfirmojnë krizën që po kalojnë.

Tetë pikë larg Barcelonës që është në krye të renditjes, janë shumë.


Perez po mendon që tani të përforcojë skuadrën, duke sjellë “gjak” të ri që do t’i jepte shpirt skuadrës.

Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez ka përpiluar një listë, me katër emra për përforcime të menjëhershme në janar.

I pari në listë është mesfushori i Valencias, Goncalo Guedes. Ai është i huazuar nga PSG dhe mbretërit duhet të merren vesh me parisienët.

guedes 1 Guedes ka shënuar 3 gola dhe 5 asistime në nëntë ndeshje në La Liga

Tre të tjerë që janë në listë vijnë nga rivali lokal Atletico Madrid.

Dy mbrojtësit Jose Gimenez dhe Lucas Hernandez, janë në orbitën e mbretërve.

GettyImages 854833126 José Gimenez e Antoine Griezmann /Getty Images)

Synimi më i madh mbetet francezi magjik, Antoine Griezmann.  /Telegrafi/

telegrafi sport app