LAJMI I FUNDIT:

Ford teston një model në një shteg malor duke e ngarkuar me disa copa të mëdha druri

Ford teston një model në një shteg malor duke e ngarkuar me disa copa të mëdha druri

Ford Maverick i jep prodhuesit të automjeteve një tjetër kamionçinë në linjën e tij.

Por pyetja që është shtruar në këtë rast është: a mund të përballojë punën e përditshme të një ferme masive?


Dhe një video e re në YouTube zbulon një model në një shteg malor i cili bart disa copa të mëdha druri, përcjell Telegrafi.

Kështu, ai vendoset para sfidës për të përballuar një ngarkesë prej 680 kilogramë – në testin përfundimtar.

Testi vlerësohet si një rast ekstrem, pasi nuk ka gjasa që shumica e pronarëve të FWD Maverick të blejnë kamionçinë për këtë lloj pune.

Megjithatë, Ford tregon se është një makinë mjaft e aftë, edhe nëse nuk mund të konkurrojë me kamionë “të mesëm dhe të plotë”.

Përsëri, jo të gjithë kanë nevojë të transportojnë qindra kilogramë sende çdo ditë, megjithëse kanë nevojë për pak më shumë hapësirë dhe përdorshmëri nga sa priret të ofrojë vetura juaj tradicionale. /Telegrafi/