LAJMI I FUNDIT:

Ford i ri do shfaqet për herë të parë në Auto Show Detroit

Ford i ri do shfaqet për herë të parë në Auto Show Detroit

Punët mbi një Ford F-150 të përditësuar kanë filluar. Deri tani kemi parë shumë foto që tregojnë ndryshimet e ardhshme në kamionçinën më të shitur, dhe tani e dimë se kur do të bëhet zyrtar.

Drejtori ekzekutiv i Ford, Jim Farley, konfirmoi se F-150 2024 për herë të parë do shfaqet në Ekspozitën Ndërkombëtare të Veturave të Amerikës së Veriut 2023 në Detroit, event i cili nis në fillim të shtatorit


Lajmet erdhën nga Ford gjatë konferencës të së enjtes, ku kompania publikoi fitimet e saja të tremujorit të dytë të këtij viti, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.

Farley nuk ofroj ndonjë detaj mbi atë se çfarë të presim, edhe pse ai sugjeroi se ndryshimet nuk do ndodhin vetëm në pjesën e jashtme.

“Ne planifikojmë të prezantojmë një F-150 dhe F-150 PowerBoost Hybrid tërësisht të ri në ngjarjen e Detroitit në shtator”, tha ai gjatë konferencës. /Telegrafi/