LAJMI I FUNDIT:

Ford Ranger u “torturua” gjatë fazës së testimit (Video)

Ford Ranger u “torturua” gjatë fazës së testimit (Video)

Torturë shumë e ashpër

Të gjithë prodhuesit e makinave, gjejnë format më të ashpra për t’i testuar modelet e reja, në mënyrë që produkti final, t’i bëjë ballë çdo situate, transmeton Telegrafi. Por, Ford duket se ka dhënë fjalën e fundit në këtë aspekt, me “torturat” që ia ka bërë modelit Ranger që lansohet gjatë vitit që vjen.


Makina me hapësirën për bartjen e mallrave, është vozitur nëpër terren me gropa, derisa temperatura ishte në minus gradë. Ngasjen e kanë bërë robotët, pasi njerëzit do mbetnin të mpirë dhe të trullosur, po që se do të kalonin këtë procedura. Ranger kaloi edhe terrene të thepisura, ndërsa ishte tepër nxehtë dhe përfundoi pa asnjë çrregullim në sistemin e funksionimit.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon makinën që mbahet në makineri lëvizëse, në mënyrë që t’i testohen të gjitha elementet dhe të provohet të intervenohet në rast të ndonjë dobësie. Ende nuk janë bërë të ditura detajet, por bazuar në atë që është shfaqur në filmim, mund të themi se ky Ford nuk ngecë askund. /Telegrafi/