LAJMI I FUNDIT:

Ford Ranger rikthehet shumë më i fuqishëm

Ford Ranger rikthehet shumë më i fuqishëm

Shpejtësi më të madhe, se sa modeli i mëparshëm

Për herë të parë, Ford Ranger është lansuar më 2011 me 2.3 litra, ndërsa të vetmin përditësim e ka pasur dy vite më vonë, ndërsa motori i ka mbetur i njëjti, transmeton Telegrafi.


Duket se është koha e duhur, që të rikthehet, por shumë më i fuqishëm, se që ishte më herët. Bazuar në lajmet e reja, bëhet e ditur se Ranger vjen me motorin 3.0 litra me naftë, si dhe atë me benzinë me 2.7 litra.

Meqenëse modeli i tanishëm prodhon 270 kuaj fuqi, me përditësimet që do t’i bëjë Ford pritet që Ranger i ri të arrijë deri në 325 kuaj fuqi.

Kjo makinë për të gjitha terrenet, pritet të ketë edhe shumë të reja teknologjike, ndërsa do jetë në përgjithësi shumë më e mirë. /Telegrafi/