LAJMI I FUNDIT:

Ford Ranger mund të modifikohet nëpërmjet një sistemi të thjeshtë, për më shumë kuaj fuqi

Ford Ranger mund të modifikohet nëpërmjet një sistemi të thjeshtë, për më shumë kuaj fuqi

Disa kuaj fuqi më shumë, mund të bëjnë dallim shumë të madh

Që kur është lansuar, Ford Ranger ka qenë shumë i suksesshëm dhe është shitur në masë të madhe, transmeton Telegrafi.


Vetëm gjatë muajit tetor, në Shtetet e Bashkuara është shitur në 26,211 njësi, derisa gjatë vitit që të ardhshëm pritet të ketë sukses shumë të madhe të tejkalojë konkurrentët si Chevrolet Colorado dhe Toyota Tacoma.

Kjo veturë me motor2.3 litra që prodhon 260 kuaj fuqi, ka si standard dhjetë shpejtësi automatike, derisa shitet si 4×2 dhe 4×4.

Për ata që kanë dëshirë për më shumë kuaj fuqi, Roush Performance ka krijuar një sistem të thjeshtë, nëpërmjet së cilës mund të modifikohet Ford Ranger dhe të jetë edhe më i fuqishëm.

Me vendosjen e sistemit të ri, që merr më shumë ajër dhe kontrollon sasinë e djegies së benzinës, e rritë për 14 kuaj fuqi kapacitetin e përgjithshëm.

Në këtë pako që kushton 850 euro, përfshihet ftohësi i ajrit dhe pajisja për kalibrimin e motorit që e bën performancën shumë më të mirë. /Telegrafi/