LAJMI I FUNDIT:

Ford planifikon që deri në vitin 2026 ta tejkalojë Teslan me shitje të veturave elektrike

Ford planifikon që deri në vitin 2026 ta tejkalojë Teslan me shitje të veturave elektrike

Gjiganti amerikan i veturave Ford ka lansuar një plan prej afro 50 milionë eurove për trefishimin e veturave elektrike të cilat shiten globalisht për 4 vitet e ardhshme – dhe tani si cak e kanë liderin e këtij tregu, Tesla-n.

Ford është auto-prodhuesi i fundit i cili synon kalimin e pionierit të veturave elektrike, dhe ka gërmuar thellë për të drejtuar më shumë se një të tretën e të gjitha veturave që ata shesin globalisht drejt fuqisë së baterisë.


Në vend se të krijojë një portfolio të gjerë të veturave elektrike, Ford thotë se fillimisht do të fokusohet në 4 modele kryesore përpara se të futet në një fazë tjetër të zgjerimit, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Ford ka filluar nxjerrjen e automjeteve elektrike me kamionçinën e tyre F-150 Lightning në SHBA, me SUV-në elektrike Mustang Mach-E për tregjet globale, dhe me furgonin elektrik E-Transit për përdorim komercial.

Një veturë e katërt kryesore elektrike do t’i bashkohet gjithashtu linjës globale të Ford në vitet e ardhshme, por tani për tani ai model mbetet i fshehtë.

Kur u pyet se nëse Ford do të mund ta kalonte Tesla-n në shitjen globale të veturave elektrike, shefi financiar i kompanisë, John Lawler, një grupi të medieve ndërkombëtare në Detroit u tha: “Kjo është një pyetje interesante. Nuk mund t’u jap një kohë ose datë të caktuar”.

“Momentalisht ajo çfarë duhet të bëjmë është të respektojmë atë se në botë ekziston një kompani fitimprurëse e veturave elektrike e cila prodhon vetura në masë. Vetëm një kompani dhe ata kanë marzhe fitimi të pabesueshme”, vazhdoi ai deklaratën për mediet në fjalë. /Telegrafi/