LAJMI I FUNDIT:

Ford Mustang SUV i fuqishëm edhe në rrugë me borë

Ford Mustang SUV i fuqishëm edhe në rrugë me borë

I ftohti dhe rruga me borë, nuk është problem për këtë SUV

Misioni i Ford, është që të edukojë masën, se makinat elektrike janë e ardhmja, praktike për t’i vozitur dhe që nuk kanë problem kur moti nuk është i përshtatshëm, transmeton Telegrafi.


Derisa ende është në përpunim e sipër, një Ford Mustang SUV është dërguar në një pjesë malore, ku temperatura arrin në minus 14 gradë Celsius.

Në simulimet që janë bërë, ka dalë se ky SUV është i fuqishëm edhe në rrugë me borë, duke lënë të kuptohet se i ftohti nuk është problem për të.

Shtresat e kamuflazhit, nuk lënë të shihet mirë se sa ngjashmëri ka kjo makinë e re elektrike me modelin e dikurshëm Mustang, ndërsa duket shumë e mirë. /Telegrafi/