Kompania me bazë në Miçigan të shteteve të Bashkuara, sjell gjatë vitit të ardhshëm një nga modelet më të mira të dekadës së fundit.

Në fillim të 2017-ës do të dalin në shitje 500 ekzemplarë të Ford GT, megjithëse shtatëmijë blerës potencialë janë regjistruar në listën e pritjes, transmeton Telegrafi.


Duke parë kërkesën e shumtë, zyrtarët kanë konfirmuar se një vit më vonë do të lansohetn edhe 150 modele tjera, në përpjekje që të përmbushin kërkesat e adhuruesve të kësaj marke.

Nuk dihet pse Ford po prodhon pak njësi të këtij modeli, duke marrë parasysh se çmimi i një makine është 450 mijë dollarë. /Telegrafi/

Ford konfirmon se do të lansojë më shumë ekzemplarë të modelit GT më 2018 foto 2

Ford konfirmon se do të lansojë më shumë ekzemplarë të modelit GT më 2018 foto 3

Ford konfirmon se do të lansojë më shumë ekzemplarë të modelit GT më 2018 foto 4

Ford konfirmon se do të lansojë më shumë ekzemplarë të modelit GT më 2018 foto 5