LAJMI I FUNDIT:

Ford Focus RS do të jetë hibrid i elektrifikuar, që nuk do të kushtojë shtrenjtë

Ford Focus RS do të jetë hibrid i elektrifikuar, që nuk do të kushtojë shtrenjtë

Makinë praktike, që do të përshtatet me modelet moderne që janë duke u shitur

Brenda një kohe të shkurtër, pritet të lansohet Focus RS i ri, tërësisht i ri dizajnuar si dhe me shumë të reja teknologjike, transmeton Telegrafi.


Ky model i ri, do jetë hibrid i elektrifikuar, në mënyrë që të përshtatet me nevojat e kohës dhe makinat moderne. “Po mundohemi të ndryshojmë, njëjtë sikur e gjithë bota dhe elektrifikimi është rruga e duhur” ka thënë presidenti i Ford, Joe Hinrichs.

Në këtë formë, është bërë e ditur se nuk do të kthehet në makinë tërësisht elektrike, por sërish vazhdon ta ketë sistemin me djegie të brendshme.

Specifikat e Ford Focus RS të ri nuk janë bërë të ditura, ndërsa mësohet që nuk do të kushtojë shtrenjtë dhe do jetë një makinë shumë e mirë. /Telegrafi/