LAJMI I FUNDIT:

Ford Explorer elektrik pritet në Evropë gjatë muajve të ardhshëm

Ford Explorer elektrik pritet në Evropë gjatë muajve të ardhshëm

Prodhuesi i njohur i automjeteve, Ford po përgatitet të ndërtojë modelet e para elektrike të modelit Explorer në Evropë.

Prodhimi i këtij modeli pritet të nisë këtë verë dhe dërgesat e para tek klientët pritet të fillojnë nga muaji gusht, transmeton Telegrafi.

Ford gjithashtu pritet të fillojë prodhimin e një modeli të dytë elektrik në Evropë deri në fund të vitit 2024.


Pasi vonoi ta lansonte Explorer-in tërësisht elektrik, Ford dëshiron të fillojë prodhimin e këtij modeli në muajin qershor. Kjo rreth tetë muaj më vonë se sa pritej.

Ford e zbuloi versionin elektrik të SUV-it të tij më të shitur në Evropë, muajin e kaluar. Ford thotë se Explorer elektrik “kombinon inxhinierinë gjermane me stilin e mrekullueshëm amerikan”. /Telegrafi/