LAJMI I FUNDIT:

Ford Explorer 2020 do të ketë çmim më të shtrenjtë (Foto)

Ford Explorer 2020 do të ketë çmim më të shtrenjtë (Foto)

Megjithatë, kërkesa për Explorer pritet të jetë e madhe

Në Detroit Auto Show, është prezantuar Ford Explorer 2020 tërësisht i ri dizajnuar, me çmim fillestar prej 33,860 dollarë, përfshirë edhe transportin deri te klienti, transmeton Telegrafi. Krahasuar me modelin aktual, është për vetëm 400 dollarë më shtrenjtë dhe gjithçka është e kuptueshme.


Por, Autoblog raporton se çmimet do të shtrenjtohen më shumë, nëse klienti kërkon edhe opsionet shtesë. Versioni XLT do të kushtojë 37,700 dollarë, që është për 2,227 dollarë më shtrenjtë se modeli aktual.

Explorer Limited do të ketë çmim prej 49,25 dollarëve, teksa ata që duan ta kenë edhe opsionin hibrid, duhet të shtojnë edhe 3,555 dollarë, shumë që i tejkalon 52 mijë dollarë. Të gjithë ata që duan një Ford Explorer të versionit ST, duket të paguajnë jo më pas se 55,835 dollarë.

Derisa çmimet për kërkesa specifike janë rritur shumë, Ford ka klientë shumë besnik dhe që tani kanë nisur t’i bëjnë kërkesat. /Telegrafi/