LAJMI I FUNDIT:

Ford arrin marrëveshje me Tesla për të fituar qasje në stacionet e tyre të karikimit

Ford arrin marrëveshje me Tesla për të fituar qasje në stacionet e tyre të karikimit

Ford Motor të enjten bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me Tesla e cila do t’i lejojë pronarët e veturave elektrike të saj të kenë qasje në mbi 12 mijë njësi të Tesla Supercharger në Amerikën e Veriut që nga fillimi i vitit 2024.

Lidhja midis rivalëve e bën Ford-in prodhuesin e parë të madh të veturave që përqafon standardin e karikimit të Tesla-s, duke i dhënë prodhuesit të automjeteve qasje në rrjetin më të madh të Superchargers me shpejtësi të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Qasja në stacionet e karikimit deri më tani konsiderohet si një nga pengesat kryesore në pranimin më të gjerë të veturave elektrike, kanë deklaruar analistët e tregut, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Tesla nëntorin e vitit të kaluar ka bërë të ditur se do të hapte modelin e vet të tarifimit për prodhuesit e tjerë të automjeteve dhe operatorët e rrjetit të tarifimit.

Një përshtatës i zhvilluar nga Tesla do t’u sigurojë Ford EV-ve të pajisura me portin e Sistemit të Karikimit të Kombinuar (CCS) qasje në Superchargers V3 të Tesla.

Ford do t’i pajisë veturat elektrike të ardhshme me standardin e karikimit të Tesla-s, duke hequr nevojën për një përshtatës për qasje të drejtpërdrejtë në Tesla Superchargers, duke filluar nga viti 2025.

“Ideja është që ne nuk duam që rrjeti i Tesla Supercharger të jetë si një kopsht me mure. Ne duam që ai të jetë diçka që mbështet elektrifikimin dhe transportin e qëndrueshëm në përgjithësi”, tha drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, gjatë një bisede në Twitter Spaces me drejtorin ekzekutiv të Ford, Jim Farley. /Telegrafi/