LAJMI I FUNDIT:

Forcat ruse ‘po kanë vështirësi të përparojnë kudo në Ukrainë’ – thotë ISW

Forcat ruse ‘po kanë vështirësi të përparojnë kudo në Ukrainë’ – thotë ISW

Ritmi i ofensivës së Rusisë ka shënuar rënie dhe trupat e saj po kanë vështirësi të përparojnë kudo në Ukrainë, raportojnë analistët ushtarakë.

Kështu, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) thotë se informacionet nga burimet ukrainase dhe ruse mbështesin një teori se ofensiva e Moskës “po i afrohet kulmit”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


Ai iu referua një raporti nga Ivan Tymochko – kreu i këshillit të rezervistëve për forcat tokësore të Ukrainës – i cili tha se Rusia po fokusohet në shpërndarjen e trupave ukrainase në pritje të një kundërofensive.

Tymochko tregoi se forcat ruse nuk “po bëjnë përparime serioze askund në vijën e parë” dhe tha se ritmi i sulmeve rreth qytetit të kontestuar ashpër të Bakhmutit është ngadalësuar paksa.

Nga Rusia kthehen 31 fëmijë ukrainas, lot gëzimi gjatë ribashkimit me familjarët
Lexo po ashtu Nga Rusia kthehen 31 fëmijë ukrainas, lot gëzimi gjatë ribashkimit me familjarët

Ai tha gjithashtu se ofensiva ruse në Avdiivka në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk është “mbytur” dhe trupat e Vladimir Putinit ende nuk e kontrollojnë qytetin e Marinka, pavarësisht se kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë.

Sipas ISW, një bloger i shquar ushtarak rus pohoi gjithashtu se ritmi i ofensivës ruse përgjatë vijës së frontit nga Avdiivka në qytetin e Donetsk ka rënë gjatë ditës së kaluar.

Ata theksuan “se forcat ruse po luftojnë për të avancuar kudo në Ukrainë”, ka thënë më tej ISW.

Siç vihet në pah më tej, komentatorët rusë tani po e zhvendosin fokusin e tyre nga diskutimi i aftësive sulmuese të Moskës dhe në vend të kësaj po “vlerësojnë potencialin e Ukrainës për të rifituar terren të rëndësishëm”, shtoi grupi i ekspertëve.

ISW ka vlerësuar gjithashtu se forcat ruse po përballen me mungesë predhash në vijën e frontit. /Telegrafi/