LAJMI I FUNDIT:

Forcat policore italiane e arrestuan një nga bosët e Ndraghetas falë karantinës për coronavirus, vërejtën tymin që dilte nga dritarja e një shtëpie të braktisur

Forcat policore italiane e arrestuan një nga bosët e Ndraghetas falë karantinës për coronavirus, vërejtën tymin që dilte nga dritarja e një shtëpie të braktisur

Tymi i cigares e ka tradhtuar Cesare Antonio Cordi, i cili po fshihej në një shtëpi të braktisur në Kalabri të Italisë.

Bosi 42-vjeçar i mafisë italiane Ndragheta, është arrestuar nga forcat policore italiane, pasi vendimit të qeverisë për vendosjen e karantinës, ndërsa vendbanimi ku qëndronte ishte gjithnjë i boshatisur, transmeton Telegrafi.

Ai ishte në kërkim nga autoritetet e sigurisë që nga muaji gusht, ndërsa besohet se qëndronte në atë shtëpi për disa muaj me radhë.


Duke parë tymin e duhanit që dilte nga një dritare, u dyshua se brenda ndodhej dikush, ndërsa me ndihmën e njësiteve speciale të zonës, është realizuar aksioni, për ta vënë Cordin në pranga.

Gjatë fundit të vitit të kaluar, policia ka zhvilluar një nga aksionet më të mëdha ndaj Ndraghetsa, që është mafia më e madhe italiane dhe arrestuar 334 anëtarë.

Në mesin e tyre një zyrtarë policorë si dhe një ish-deputet, si dhe shumë krerë të lartë që i shërrbyen këtij rrjeti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori