LAJMI I FUNDIT:

Forcat kufitare në Francë ndaluan një ngarkesë me kokainë të fshehur nën pjesë për vetura, që në treg mund të arrinte vlerën e 22 milionë eurove

Forcat kufitare në Francë ndaluan një ngarkesë me kokainë të fshehur nën pjesë për vetura, që në treg mund të arrinte vlerën e 22 milionë eurove

Ngarkesa e kokainës që peshonte 260 kilogramë dhe po transportohej me kamion, është ndaluar nga forcat kufitare në Francë, para se të nisej për në Britani të Madhe.

Kjo masë që në treg mund të arrinte vlerën e 22 milionë eurove, u ndalua në Coquelles, derisa ishte fshehur nën disa kuti, nën pjesë për vetura, transmeton Telegrafi.


Shoferit i kamionit, që është me nënshtetësi të Rumanisë, është arrestuar nën dyshimin për transportim të drogës së klasës A, ndërsa është liruar më vonë me kusht.

“Konfiskimi i kësaj mase, i ka hequr miliona euro nga duart e kontrabanduesve kriminal. Droga është valutë për bandat e organizuara dhe është e lidhur në thelb me krimin, dhunën dhe shfrytëzimin, prandaj ne do të bëjmë gjithçka mund të ndalojmë trafikantët e drogës dhe t’i sjellim para drejtësisë”, thuhet në raportin e ministrisë së drejtësisë.

Zbulimi i ngarkesës, është bërë nëpërmjet teknologjisë së lartë që përdorin forcat kufitare franceze, për të gjetur se çfarë ka të fshehur nëpër mjetet transportuese dhe të ndalohet bartja e gjërave ilegale dhe trafikimit me njerëz. /Telegrafi/