LAJMI I FUNDIT:

Fonseca ia del të largohet me familje nga Ukraina

Fonseca ia del të largohet me familje nga Ukraina
Paulo Fonesca (Foto: AS Roma/Twitter)

Ish- trajneri i Romës, Paulo Fonseca dhe familja e tij kanë arritur të shpëtojnë nga Kievi pas pushtimit rus të Ukrainës.

Trajneri portugez ka mbetur pa punë që kur u largua nga Giallorossët verën e kaluar dhe u transferua në Kiev për të qenë më afër familjes së gruas së tij ukrainase. Ai më parë ka drejtuar Shakhtar Donetsk dhe ka jetuar i lumtur në Ukrainë për disa vite.

Siç raportohet nga TNT Portugal, Fonesca dhe familja e tij arritën të largoheshin nga Kievi falë një misioni shpëtimi të udhëhequr nga ambasada portugeze. Ai u dërgua në Moldavi me autobus së bashku me lojtarët e Shakhtarit, Edgar Cardoso dhe Filipe Sousa.


Vjen reagimi i Rusisë pasi që UEFA zhvendosi finalen e Ligës së Kampionëve në Francë
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Rusisë pasi që UEFA zhvendosi finalen e Ligës së Kampionëve në Francë

Në fillim të kësaj jave, trajneri portugez publikoi një video ku diskutonte pushtimin, ku tha:

“U zgjova në pesë të mëngjesit me pesë shpërthime radhazi”.

“Kisha një fluturim të planifikuar për sot, por tani është e pamundur të largohem nga këtu, jo më pak sepse aeroportet tashmë janë shkatërruar dhe hapësira ajrore është mbyllur.

E gjithë bota të emocionuar nga mesazhi i tenistit rus në objektivin e kamerës
Lexo po ashtu E gjithë bota të emocionuar nga mesazhi i tenistit rus në objektivin e kamerës

“Kjo është dita më e keqe e jetës sime. Tani është koha për të pritur dhe për të qenë me fat. Dhe lutuni që një bombë të mos bjerë mbi ne”.

UEFA ka zhvendosur finalen e Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburg në Paris si përgjigje ndaj pushtimit, dhe federata polake ka njoftuar bojkotimin e ndeshjes ndaj Rusisë në play-off të Kupës së Botës 2022. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori