Shpërthimi i pandemisë COVID-19 ka ndikuar drastikisht në aktivitetin ekonomik, duke kufizuar funksionimin e shumë industrive dhe duke ndikuar kështu në rënie të mëdha të qarkullimit për të njëjtat. Roli i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në lehtësim të qasjes në financa, procedurat që duhet të ndjekin bizneset për të shfrytëzuar garantim nga ky fond, limitet e financimit nga i njëjti si dhe roli i bankave komerciale në përcaktimin e përfituesve, u diskutuan në tryezën e fundit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me panelistë përfaqësues nga ky fond, si dhe sektori bankar në vend.
Drejtori ekzekutiv i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha foli mbi rolin e këtij institucioni në ndihmën për qasje në financa ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me fokus në aktivitetin e të njëjtit në pjesën e rimëkëmbjes ekonomike.
Sipas Berishës, FKGK nëpërmjet garantimit të portofolit kreditor të bankave partnere ka arritur të ndihmojë në lehtësimin e qasjes në financa për bizneset vendore, konform me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai theksoi se në këtë periudhë, Fondi ka rritur mbulueshmërinë me garancion kreditor deri në 80 për qind të vlerës së kredisë, krahasuar me vlerën e mëparshme të mbulueshmërisë prej 50 për qind.
Berisha njoftoi se për shfrytëzim të këtij fondi, bizneset duhet të aplikojnë për kredi në banka komerciale dhe të kalojnë procedurat e bankës, ndërsa nëse vlera e kolateralit të tyre është e pamjaftueshme, bankat kanë në diskrecion mundësinë e lëshimit të kredisë, duke shfrytëzuar garancinë nga FKGK.
Moderatori i këtij forumi, Blin Zeqiri, kryeshef ekzekutiv në Art House, theksoi nevojën për qartësim të procedurave të kredimarrjes së garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, meqë sipas tij, bizneset në këtë kohë kanë nevojë për mbajtje të likuiditetit ose për investime të reja, dhe janë të interesuar të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ky institucion.
Zeqiri theksoi nevojën e diversifikimit të produkteve financiare, me fokus në mbështetjen për bizneset fillestare por edhe uljen e kritereve të financimit për bizneset që nuk kanë kolateral të mjaftueshëm.
Në diskutim morën pjesë edhe drejtues të bankave komerciale në vend të cilët sqaruan procedurat për kreditim të bizneseve në periudhën aktuale të rimëkëmbjes përfshirë këtu edhe vënien në përdorim të mekanizmit garantues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe lehtësirat që ata kanë aplikuar për bizneset pas shpërthimit të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën