LAJMI I FUNDIT:

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë fton komunat për të aplikuar për masat e efiçiencës në ndërtesat sociale

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë fton komunat për të aplikuar për masat e efiçiencës në ndërtesat sociale

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) njofton se ka shpallur thirrje publike për zbatimin e projektit që synon përmirësimin e kursimit të energjisë dhe rritjen e mirëqenies në ndërtesat shumë-banesore sociale në pronësi të komunave në Kosovë.

FKEE-ja i fton të gjitha komunat e interesuara që t’i dorëzojnë aplikacionet e tyre, që përfshinë grant për të investuar në masat e efiçiencës së energjisë që do t’i rrisin kursimet e energjisë dhe (ii) përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve në ndërtesat shumë-banesore sociale, kryesisht grupet sociale të pa-favorizuara dhe të cenueshme (NSHB).


Aplikuesi duhet t’i propozojë NSHB-të sociale që i plotësojnë kriteret e parapara në thirrje.
– Ndërtesa e propozuar duhet të jetë në pronësi të komunës përkatëse;
– Ndërtesa e propozuar duhet të jetë e banueshme;
– Ndërtesa e propozuar duhet të jetë e banuar nga familjet përkatëse;
– Ndërtesa e propozuar duhet të jetë e qëndrueshme dhe pa defekte në aspektin e strukturës dhe nuk i është nënshtruar ndonjë rinovimi të plotë për efiçiencë të energjisë në pesë (5) vitet e fundit;
– Ndërtesa e propozuar aktualisht nuk është pjesë e ndonjë plani të transformimit, mbylljes, ri-destinimit apo privatizimit;
– Linjë buxhetore specifike në dispozicion;
– Zotimi i aplikuesit për ta siguruar qëndrueshmërinë dhe mirëmbajtjen e investimeve.

Për çdo NSHB të përzgjedhur, FKEE-ja do t’i identifikojë masat përkatëse të efiçiencës së energjisë që do të zbatohen duke u bazuar në analizën e ndërtesës, të dhënat e konsumit, potencialin për kursim të energjisë dhe nivelin e mirëqenies.

Masat e parapara që mund të aplikohen në kuadër të projektit.
– Mbështjellësi i ndërtesës;
– Përmirësimi/ndërrimi i kaldajave/bojlerëve dhe sistemit të ngrohjes;
– Ndërrimi/zëvendësimi i lëndës djegëse/diversifikimi;
– Lidhja me sistemin e ngrohjes së qytetit;
– Përmirësimi/instalimi i sistemeve automatike dhe të kontrollit;
– Izolimi i tubave dhe pajisjeve;
– Pompat termike për ngrohje dhe ftohje;
– Ndriçimi LED në ndertësë;
– Kontrolli automatik i sistemeve të ndriçimit në ndertësë;
– Masa të tjera të këshilluara.

Megjithatë, FKEE thotë se masat e sakta të efiçiencës së energjisë do të përcaktohen vetëm pas përfundimit të auditimit të detajuar të energjisë dhe dizajnit të detajuar të NSHB-ve sociale të përzgjedhura.

Aplikimet duhet të dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike në adresën: publiccalls@fkee-rks.net.

FKEE thekson se aplikimet do të zgjidhen mbi bazën “kush vjen i pari, shërbehet i pari” në varësi të plotësimit të kritereve të treguar në thirrje.

Nëse hasni ndonjë vështirësi gjatë paraqitjes së aplikacionit tuaj online, ju lutemi na kontaktoni duke përdorur detajet e mëposhtme të kontaktit: info@fkee-rks.net ose telefon +38338223777, në çdo ditë punë nga ora 08:30-16:30.

Afati i aplikimit është deri më 17 prill 2023, pra fundi i ditës kalendarike.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori