LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni nga Kosova organizon mbrëmje bamirëse ‘Shpëto Jetë’ në Cyrih

Fondacioni nga Kosova organizon mbrëmje bamirëse ‘Shpëto Jetë’ në Cyrih

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga mbrëmja e bamirësisë e ‘Shpëto Jetë’ organizuar nga fondacioni nga Kosova ‘Action for Mothers and Children’ në qytetin e Cyrihut, në Hotel Marriott, më 10 maj 2019, duke filluar prej orës 19:00.

“Këtë vit, mbrëmja do të ketë një pikë artistike nga Soprano Learta Jakupi, ndërsa përgjatë mbrëmjes do të performojë bendi nga Prishtina ‘String String’, të cilët gjithmonë krijojnë një atmosferë të mrekullueshme. Mbrëmja do të ketë fjalime rasti, një koktej dhe ankand të qetë. Qëllimi kryesor mbetet ngritja e fondeve për nënat dhe fëmijët në Kosovë, rrjetëzimi dhe shkëmbimi I njohurive dhe ekspertizave për një punë sa më të mirë.


Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë kontributit dhe mbështetjes të bashkorganizatorëve: Dr. med. Agron Abrashi, Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemali, si dhe Sevdail Tahiri”, thuhet në komunikatë.

Donatorët dhe sponsorët e mbrëmjes janë të shumtë, ndërsa më shumë po lajmërohen dita ditës: Albinfo.ch, Telegrafi, Vali Ranch, Neosana AG, Fondacioni ‘Unë e Du Kosovën’, ProCredit Banka Kosova, Eurokoha, Limani Immo, Natursteine Wüst AG Wallisellen, Arztpraxis Dr. med. Shemsi Bakiu, Dhe by Granita, Flexiprint.ch, Rromir Imami, Campbell Marson Eyewear, Trembelat, mirëpo thirrja për donatorë dhe sponzorë të mbrëmjes humanitare mbetet ende e hapur.

Nxitoni të merrni biletën tuaj për të qenë pjesë e kësaj mbrëmje bamirëse përmes platformës Jamatu duke klikuar në linkun http://bit.ly/2OvBN3l.

Të gjitha shitjet e biletave do të financojnë programet e Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore dhe medikamente, zhvillimin e sistemit të transportit neonatal dhe zgjerimin e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna‘. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori