LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni Jahjaga lansoi edicionin e tretë të revistës ZA

Fondacioni Jahjaga lansoi edicionin e tretë të revistës ZA

Fondacioni Jahjaga ka lansuar këtë të marte edicionin e tretë të revistës ZA. Ngjarja e zhvilluar në librarinë Dukagjini në Prishtinë, solli në vëmendje historitë e grave që kanë kaluar nëpër sfida dhe kanë arritur të dalin triumfuese pavarësisht pengesave.

Kjo revistë tashmë ka publikuar 2 edicione që për fokus kishin rrëfimin nga dora e parë të grave që kanë përjetuar dhunë me bazë gjinore, grave e vajzave që nisën ndërmarrjet e tyre nga zeroja dhe arritën të fuqizojnë gra të tjera e po ashtu edhe burra që janë rreshtuar krah kauzës për barazi gjinore.


Edicioni i tretë tematikë kryesore ka gratë në sporte dhe prezanton historitë e figurave kyçe të sportit në vend, duke përçuar te audienca rrëfimet në thellësi të personazheve të përzgjedhura.

Për revistën ZA, ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, tha se ka për qëllim që të arkivojë historitë e grave e vajzave të cilat kanë dhënë kontribut të pakursyer në shoqëri.

“Kjo revistë synon që puna e këtyre grave të mos shkojë në heshtje dhe pa u përmendur. Kjo revistë shpalos historitë e grave që kanë bërë shumë për këtë vend dhe më gjerë”, u shpreh Jahjaga.

Revista ZA prodhohet me financim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë përmes Planit të Tretë Kombëtar të Italisë për “Gra, Paqe dhe Siguri”, ndërkaq ambasadori Italian në Kosovë, Antonello Di Rio theksoi se kjo revistë po bën punë të jashtëzakonshme në përkrahje të agjendës për barazi gjinore në Kosovë.

“Revista ZA është treguar ekstremisht e suksesshme duke bënë në pah kontributin e grave kosovare për ndërtimin e shoqërisë. Personalisht kam qenë në Kosovë në faza të ndryshme të zhvillimit të shtetit dhe e kam parë Kosovën të zhvillohet gjithnjë e më shumë dhe gratë kanë merita të posaçme për këtë”, tha Di Rio.

Në anën tjetër, Brikena Avdyli, drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Jahjaga, theksoi se ZA është një projekt i punuar me shumë dashuri dhe ofron një mënyrë të re e aktivizmit feminist në Kosovë.

“Jemi mësuar që t’i paraqesim gratë si të dobëta ndërsa me ZA kemi dashur ta prezantojmë gruan si të fortë e që përballon sfida. Kjo revistë është mundësi e re që të inspirohemi nga personazhe të ndryshme. Është një platformë e mirë për t’i treguar shembujt e suksesit për persona që jo shpesh e kanë rastin të dëgjohen”, tha ajo.

Në lansimin e edicionit të tretë të ZA-së, kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, ndërmarrësja Hylë Pllana, sportistet Azbije Muqolli e Triera Kasumi dhe përkrahësi i kauzës feministe në Kosovë Besnik Leka, ndanë me të pranishmit historitë e tyre të cilat janë rrëfyer për revistën ZA.

Revistën së shpejti mund ta gjeni online në ueb faqen zyrtare të Fondacionit Jahjaga.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori