LAJMI I FUNDIT:

Fondacioni “Golden Eagle” i dërgon në rehabilitim te Banja e Kllokotit 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Fondacioni “Golden Eagle” i dërgon në rehabilitim te Banja e Kllokotit 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Fondacioni “Golden Eagle” do t’i mbulojë shpenzimet për qëndrim 10 ditorë në qendrën rehabilituese Banja e Kllokotit për 150 pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ky donacion bëhet me kërkesë të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi nga ana e Zyrës ligjore të Drejtorisë së PK nuk u aprovua kërkesa e Fondacionit për sigurim shëndetësorë të mbi 100 punonjësve policorë që kishin ofruar para disa jave.

Vlera e këtij donacioni është 28,500 euro.

Artikull i sponzorizuar