Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle, përmes projektit Golden Eco, i cili promovon grumbullimin e materialeve të riciklueshme, do të dhurojnë 50,000 fletore për 12,500 nxënës në komunat e ndryshme të Kosovës.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Fondacionit Frutex për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë, duke ofruar mbështetje konkrete për nxënësit dhe duke nxitur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e riciklimit. Përmes Golden Eco, nxënësit mësojnë se kujdesi për mjedisin dhe edukimi mund të ecin krah për krah, duke krijuar një kulturë të re të përgjegjësisë qytetare.


“Ky projekt nuk është vetëm një dhuratë për nxënës, por edhe një hap i rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër, ku riciklimi dhe edukimi ecin bashkë,” u shprehën nga Fondacioni Frutex, duke theksuar se synimi është që fëmijët të shohin veten si pjesë aktive të mbrojtjes së natyrës dhe ndërtimit të së ardhmes së qëndrueshme.

Kjo nismë është dëshmi se Golden Eagle dhe Fondacioni Frutex nuk ndalen vetëm te produkti që ju njihni, por hapin rrugë të reja për të qenë pranë jush - në shkolla, në komunitet dhe në mbrojtjen e natyrës.