LAJMI I FUNDIT:

“Fole e plagjiatorëve”- grafite në objektet e Universitetit të Prishtinës

“Fole e plagjiatorëve”- grafite në objektet e Universitetit të Prishtinës

Mbrëmjen e së enjtes një grup i studentëve aktivistë ka vendosur parulla në objektet e Universitetit të Prishtinës, siç thonë ata, kundër plagjiaturës së profesorëve.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në objektin e Fakultetit Filozofik është vendosur parulla: “Këtu ka plagjiatorë”, ndërsa në objektet tjera “UP – Fole e plagjiatorëve” si reagim ndaj mosndëshkimit të plagjiaturës.


“Plagjiatura është hajni dhe është e papranueshme për ne”, thuhet në njoftimin për media derisa bashkëlidhur janë edhe disa foto të këtij aksioni, raporton kp.