LAJMI I FUNDIT:

Fol e mos hesht!

Në traditën shqiptare shpesh herë kemi dëgjuar nga prindërit tanë, gjithashtu dhe nga ata që kanë qenë më të rritur se ne, fjalën e urtë popullore: “Të heshtësh është mençuri, apo i mençuri nuk flet shumë”. Në të kundërtën e saj, të flasësh e të mendosh politikisht ndaj ndonjë zgjidhjeje shoqërore, është dukur diçka që nuk u takon atyre dhe është jashtë vetes së tyre, pasi këtë zgjidhje e ka servuar e vendosur sistemi shtetëror.

Por, kjo heshtje nuk ka sjellë e prodhuar një mendim apo një zgjuarsi ndaj vetë individit. Përkundër kësaj, kjo heshtje ka vrarë e ka shkatërruar mendimin e njeriut, pasi ai është dashur të implementojë atë çështje që është caktuar nga vetë sistemi udhëheqës shtetëror. Dhe, mendimi i individit ka qenë mendim implementues dhe zbatues ndaj sistemit. Jo një mendim politik e kundërshtues, qoftë ky edhe ndaj vetë sistemit.


Pasi individi ngritet në sferën e lirisë politike të mendimit dhe shprehjes së lirë dhe paraqet mendimin dhe bindjen mbi ndonjë çështje të caktuar, mund të jetë kërcënues dhe i dëmshëm për sistemin. Këto sisteme totalitare e historikisht kanë servuar zgjidhje determinuese dhe të padrejta mbi shoqërinë. Këto sisteme gjithnjë kanë qenë të prira e shtypëse ndaj mendimeve ndryshe dhe vlerave individuale.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ndaj shoqërisë shqiptare gjatë pushtuesve turq e jugosllavë. Sistem diktatorial i atëhershëm apo sot global – kolonial. Kjo politikë gjithmonë i kanë ndjekur penalisht duke rrahur, burgosur e likuiduar individët të cilët nuk janë pajtuar dhe kanë paraqitur mendime të ndryshme ndaj atij sistemi politik. Si të tillë, shumë intelektualë dhe atdhetarë shqiptarë janë vrarë, burgosur, rrahur e maltretuar në mënyra të ndryshme vetëm pse janë ngritur në nivelin e të menduarit politikisht ndaj padrejtësive të atij regjimi pushtues, duke kërkuar të drejtën e vetëvendosjes: të drejtën e trajtimit të barabartë si të gjitha kombet tjera që gjenden nëpër botë.

Prandaj, kjo heshtje nuk bartë më vete një mençuri apo një intelektualizëm. Kjo heshtje e qytetarëve i përshtatet pushtetit, për të mbajtur nën kontroll situatën politike. Prandaj, heshtja është konsideruar mençuri e virtyt më i lartë nga sistemi i regjimit, sepse çdo sistemi i konvenon heshtja dhe kontrollimi i masës, sepse përmes kësaj arrin realizimin e qëllimeve të veta.

Duket se ky fenomen i heshtjes para problemeve madhore kombëtare përcjellë edhe sot shumë intelektualë, akademikë, profesorë universitarë, publicistë, gazetarë etj. që kontribuuan për çështjen kombëtare, pasi shumë prej tyre duket se janë strehuar ose i ka strehuar pushteti në ndonjë pozitë që tashmë u përshtatet politikave ditore. Duket se ta thuash një mendimin politik duke mbrojtur interesat kombëtare e shoqërore, mund të mos pëlqehesh nga politika dhe të dëbohesh nga posti që posedon.

Mirëpo, të mos harrojmë se “më e rëndë se zhurma shurdhuese e njerëzve të dhunshëm është heshtja e frikshme e njerëzve të ndershëm” (Martin Luther King).

Në trend

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori