FOL bën thirrje për fushatë të drejtë dhe komunikim të përgjegjshëm

Lëvizja FOL ka bërë sot thirrje për fushatë të drejtë dhe komunikim të përgjegjshëm gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Lëvizja FOL, prej disa vitesh, monitoron sistematikisht mbulimin mediatik gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë.
“Bazuar në gjetjet nga monitorimet e kaluara, e veçanërisht nga dy fushatat e fundit - Zgjedhjet e Përgjithshme të 9 shkurtit 2025 dhe Zgjedhjet Lokale 2025 - këto infografika përmbledhin rekomandimet tona për subjektet politike dhe mediat.
Qëllimi i tyre është të kontribuojnë në një fushatë korrekte, të barabartë dhe etike, të fokusuar në programet politike dhe interesin qytetar, me respekt për barazinë gjinore, transparencën dhe standardet profesionale të komunikimit publik”, thuhet në njoftim.
Lëvizja Fol thekson tutje se rekomandimet synojnë të jenë një kontribut informues në prag të Zgjedhjeve të Përgjithshme të dhjetorit 2025, në funksion të forcimit të përgjegjësisë politike dhe mediatike ndaj qytetarëve. /Telegrafi/
















































