Lëvizja FOL ka shprehur shqetësimin e saj për moszbatim të vendimeve të institucioneve për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, nga vetë institucionet publike.
Mexhide Demolli- Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha në një konferencë për media se me vendimin e datës 28 korrik 2020, në pikën 11 të saj, institucionet publike obligohen që të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
“Për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19 dhe për të parandaluar përhapjen e saj, një ndër masat e përgjithshme është paraparë edhe mbajtja e distancës, e cila është e pamundur te sigurohet nëse fillohet puna me staf dhe me orar të plotë nëpër institucionet shtetërore, ku numri i të punësuarve është relativisht i madh”, tha ajo.
Erblin Hoxha, koordinator në Lëvizjen FOL, tha se kanë pranuar raportime nga punonjësit e institucioneve publike, të cilët përmes email-ave janë njoftuar nga zyrtarët përgjegjës për rikthimin e tyre në vendin e punës me orar të plotë që nga e hëna e kësaj jave.
“Duke qenë se hapësirat e këtyre institucioneve nuk janë të bollshme në krahasim me numrin e lartë të të punësuarve, ministritë nuk i përmbushin standardet për distancë fizike. Edhe pse statistikat për dënimet e shqiptuara ndaj qytetareve dhe bizneseve janë publiku, e ku janë mbi 18 mijë dënime të shqiptuara për mos mbajtje të maskës, apo distancës, ne nuk kemi shifra sa i përket dënimeve të shqiptuara për personat zyrtar apo institucionet publike për mos-respektim masave anti-COVID”, tha Hoxha.
Marrë parasysh bazën ligjore në fuqi, Lëvizja FOL konsideron se masat e marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë duke u respektuar nga institucionet përkatëse dhe e vlerëson si të paligjshme vendimin e disa institucioneve publike për rikthim në punë të të gjithë stafit, me orar të plotë, pa vendim zyrtar.
Lëvizja FOL me këtë rast ka shtruar edhe tri kërkesa për institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë me coronavirus, raporton Kp. FOL thotë se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të limitojnë kohën deri kur vendimet për kufizimet e tilla janë në fuqi apo kur duhet të rishikohen, si dhe të adoptojnë vendimet qeveritare sipas Ligjit të ri për parandalimin e pandemisë.
Më tej, u tha se qasja në informata të sakta duhet të jetë më e lehtë dhe i gjithë procesi të jetë më transparent dhe institucionet publike duhet të kenë koordinim më të mirë në mes tyre, në mënyrë që trajtimi i zyrtarëve civilë në institucione publike të mos jetë i bazuar në preferencat individuale të udhëheqësve të atyre institucioneve, por të jetë uniform për të gjithë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën