Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Lulzim Ismajli, po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po zhvillohen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ministri i Financave Avdullah Hoti ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku është takuar me zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, Min Zhu, drejtorin për Evropë Paul Thomsen, drejtorin ekzekutiv Ibrahim Canakci, si dhe përfaqësues të tjerë të FMN-së.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, në këto takime është diskutuar për një numër çështjesh, duke përfshirë edhe progresin e arritur në implementimin e Programit Stand-By.
“Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan arritjet e deritanishme, dhe u zotuan për të vazhduar me përkrahjen e reformave në Kosovë. Në këto takime u diskutua edhe për nevojën e adresimit me kohë të presioneve fiskale që lidhen me skemat sociale, në një mënyrë që sigurohet qëndrueshmëria afatgjate e financa ve publike. Delegacioni i Kosovës është takuar edhe me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore, ku kanë zhvilluar takime me dy zëvendëspresidentët e Bankës Botërore, Cyril Muller dhe Laura Tuck, drejtorin ekzekutiv Franciscus Godts, si dhe drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Ellen Goldstein, me të cilët kanë diskutuar për nevojën që Banka Botërore të përkrah projektin Kosova e Re dhe një numër të projekteve kapitale që janë aprovuar nga Qeveria përmes Klauzolës për Investime. Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, ministri Hoti u takua me Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave. McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdoj të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhin publik”, thuhet në komunikatë.
Ministri Avdullah Hoti gjithashtu u takua edhe me Kamran Khan, zëvendëspresident i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ku u diskutua për fillimin e implementimit të programit me Kosovën.
Në këtë takim, Hoti si dhe Khan u zotuan se do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të funksionalizuar sa më parë zyrën në kuadër të Qeverisë për implementim të programit me MCC. Kjo zyrë do të punojë në përgatitjen e dokumentit analitik për kufizimet e rritjes ekonomike, si hap i parë për përcaktimin e prioriteteve që do të mbështeten nga MCC. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos