LAJMI I FUNDIT:

FMN kërkon që institucionet të janë të matura për projektin e termocentralit ‘Kosova e Re’

FMN kërkon që institucionet të janë të matura për projektin e termocentralit ‘Kosova e Re’

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës në shënim të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Kosovës ka thënë se institucionet duhet të jenë të matura lidhur me projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

Zhang tha se tarifat nuk janë përgjigje as për Kosovën e as për Serbinë.


“Duhet të ulemi dhe të zgjidhim problemet. I bie Kosovës dhe Serbisë të kërkojnë zgjidhje dhe tensionet të mos ndikojnë në ekonomi”, tha Zhang.

Zhang nga FMN: Rritja ekonomike e Kosovës e pamjaftueshme për krijimin e vendeve të punës
Lexo po ashtu Zhang nga FMN: Rritja ekonomike e Kosovës e pamjaftueshme për krijimin e vendeve të punës

Ai ka deklaruar se investimet në çdo projekt duhet të jenë të shëndosha dhe financimet duhet të jenë të mira. Zhang ka folur edhe për termocentralin e ri “Kosova e Re”, e që sipas tij institucionet të jenë të matura.

“Institucionet duhet të jenë të matura, të kujdesshëm që ta trajtojnë e ta shqyrtojnë projektin për të siguruar që të ketë nevojë financimi në nivel të kënaqshëm, por gjithsesi edhe të mbulojë kërkesat e ekonomisë lokale. Normalisht tash fillojmë të flasim edhe për energjinë e pastër ekologjike, nuk eksitojnë zgjidhje të qarta për ketë. Jemi në një udhëkryq”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ka normat e ulëta të interesit bankar në krahasim me vendet e tjera të rajonit, edhe pse ato i kanë paratë e tyre monetare.

“BQK-ja të punojë që stabiliteti financiar i Kosovës të jetë stabil”, tha ai. /RTK/