LAJMI I FUNDIT:

FMN flet për ndryshimin e çmimeve të sigurimeve: Në përgjithësi i mbështesim masat për të stabilizuar sektorët

FMN flet për ndryshimin e çmimeve të sigurimeve: Në përgjithësi i mbështesim masat për të stabilizuar sektorët

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës në shënim të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) ka folur edhe për çmimet e sigurimeve që së fundit me vendim të BQK-së, janë rritur në bazë të inflacionit vjetor e llogaritur në përqindje është 26 për qind.

Ai është shprehur se nuk dëshiron të komentoj për çështje specifike.

“Ne punojmë me autoritetet, jemi të vetëdijshëm për këto probleme dhe e kuptojmë se ekziston një lloj rezistence ndaj këtyre përpjekje për qëndrueshmëri financiare. Nuk dua të komentoj për çështje specifike, siç është kjo për kompani të caktuar, por ne në përgjithësi i mbështesim masat për stabilizuar sektorët për qëndrueshmëri që ato të jenë më të shëndosha dhe ato t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, tha Zhang në një konferencë për media.

Zhang nga FMN: Rritja ekonomike e Kosovës e pamjaftueshme për krijimin e vendeve të punës
Lexo po ashtu Zhang nga FMN: Rritja ekonomike e Kosovës e pamjaftueshme për krijimin e vendeve të punës

Po ashtu, Zhang ka thënë se rritja ekonomike mesatare e Kosovës brenda dy viteve të fundit nuk është e mjaftueshme për rritjen vendeve të punës. /Telegrafi/