Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në përfundim të misionit në Tiranë u shpreh se ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme, ndërsa këtë vit, rritja ekonomike pritet rreth 3 për qind, e mbështetur nga kërkesa e qëndrueshme konsumatore, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit.
Në deklaratën e misionit të FMN-së thuhet se misioni mbështet angazhimin e autoriteteve për konsolidim fiskal, ndërkohë që theksohet se rritjet e ardhshme të pagave në sektorin publik duhet të shoqërohen me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik.
“Synimi i Bankës së Shqipërisë për të vijuar normalizimin e politikës monetare është i duhuri. Në rast se inflacioni zgjat më shumë se parashikimet, mes kushteve të shtrënguara të tregut të punës dhe rritjeve të pagave në sektorin publik, ritmi i shtrëngimit duhet të përshpejtohet”, thuhet në deklaratë.
Ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 13-19 qershor, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.
“Ekonomia shqiptare ka tejkaluar pritshmëritë në vitin 2022, duke u rritur me 4.8 për qind, mbështetur nga kërkesa e fortë konsumatore, flukset hyrëse të turizmit dhe aktiviteti i ndërtimit. Deficiti i llogarisë korrente dhe deficiti fiskal u ulën në mënyrë të konsiderueshme, paralelisht me një vlerësim të lekut. Këtë vit, rritja ekonomike pritet të jetë e moderuar, rreth 3 për qind, për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike të partnerëve tregtarë, tërheqjes së politikës mbështetëse dhe kushteve më të shtrënguara financiare. Besimi i vazhdueshëm i konsumatorëve dhe turizmi do të mbështesin aktivitetin ekonomik për këtë vit. Inflacioni ka ardhur gradualisht në rënie, por mbetet ende mbi objektivin e Bankës Qendrore”, u shpreh Weber.
“Parashikimi kushtëzohet nga një pasiguri e madhe. Rritja ekonomike e partnerëve tregtarë më e ngadaltë se pritshmëritë mund të ndikojë eksportet dhe rritjen ekonomike në Shqipëri. Inflacioni mund të zgjatë më shumë, i nxitur nga kushtet e shtrënguara të tregut të punës dhe nga rritjet e konsiderueshme të pagave në sektorin publik, duke ndikuar edhe në pagat e sektorit privat. Një përshkallëzim i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe moti i pafavorshëm, si faktor në prodhimin e energjisë elektrike, mund të sjellin një përsëritje të goditjeve të ofertës. Nga ana tjetër, ekonomia mund të jetë përsëri më e qëndrueshme se pritshmëritë, falë ecurisë së fortë në turizëm”, vijoi ajo.
“Ne mbështesim angazhimin e autoriteteve për arritjen e një balance primare jonegative në vitin 2023, një vit përpara afatit të përcaktuar në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB). Synimi drejt një teprice primare prej 1.5 për qind në vitin 2024 do të ndihmojë për rikrijimin e shpejtë të hapësirave fiskale dhe për të garantuar rezistencë ndaj goditjeve të ardhshme. Kjo qasje do të ulë edhe presionet inflacioniste. Theksojmë se rritja e buxhetit për pagat e sektorit publik duhet shoqëruar me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik dhe të mos rrezikojë objektivat afatmesme të konsolidimit fiskal. Strategjia afatmesme e të ardhurave duhet të ankorojë një konsolidim fiskal të besueshëm dhe axhendën e reformave në fushën e tatimeve”, vijon deklarata.
“Ne mbështesim ligjin “Për të ardhurat” miratuar së fundmi, i cili pritet të zgjerojë bazën tatimore. Zbatimi në kohë i masave të tjera të planifikuara për rritjen e të ardhurave tatimore është po ashtu me rëndësi. Reforma të tjera për administrimin e të ardhurave, përfshirë rritjen e pajtueshmërisë së individëve të pasur, plotësojnë përpjekjet e politikave tatimore. Përparimi i vazhdueshëm i reformave strukturore fiskale do të forcojë menaxhimin e financave, investimet dhe monitorimin e rrezikut”, thuhet në deklaratë.
“Ulja e mëtejshme e inflacionit është thelbësore, sidomos për të mbrojtur familjet në nevojë. Ne mbështesim synimin e Bankës së Shqipërisë për të vijuar me normalizimin e politikës monetare dhe vëmë re se kjo politikë mbetet lehtësuese, pavarësisht rritjes së normës bazë të interesit në mars. Nëse inflacioni vijon të jetë më i qëndrueshëm se parashikimi, ritmi shtrëngues duhet të përshpejtohet. Ne përkrahim një qasje ndaj vendimeve të politikës monetare, e cila është fleksibël dhe e mbështetur në të dhëna. Ndërhyrjet në kursin e këmbimit duhet të kufizohen për rastet e çrregullimeve të kushteve të tregut, duke ruajtur rolin e kursit të këmbimit si amortizues i goditjeve”, vijoi Weber.
“Sistemi bankar ka dëshmuar rezistencë ndaj goditjeve të njëpasnjëshme, por shtrëngimi i kushteve financiare mund të ekspozojë dobësitë e tij. Në përgjithësi, sistemi bankar ka pozicion të fortë sa i takon kapitalit dhe likuiditetit, por numri më i lartë i huave me probleme mund ta gërryejë këtë kapital. Në këtë kontekst, mirëpresim përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për forcimin e kuadrit rregullator dhe mbikëqyrës, përfshirë krijimin gradual të shtesave më të mëdha të kapitalit bankar. Ne inkurajojmë monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, rrezikut të kursit të këmbimit dhe atij të normave të interesit. Mbledhja e më shumë të dhënave mbi sektorin e pasurive të paluajtshme do të jetë kyçe për zhvillimin e mëtejshëm të kuadrit makroprudencial”, thuhet në deklaratë.
Ekipi shpreh mirënjohjen për diskutimet e dobishme dhe mikpritjen e autoriteteve dhe homologëve të tjerë në Shqipëri. Misioni i ardhshëm i FMN-së në Shqipëri për Konsultimet e Nenit IV për vitin 2023 pritet të zhvillohet në tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

A ka rrezik që Mali i Zi të kthehet kundër Kosovës? - flet zëvendëskryeministri Gjeloshaj

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Arrestohet në Turqi Ljupço Palevski, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj

Rezultatet e dobëta në PISA, njohësi i arsimit: Dëshmi për iluzionin që jetohet brenda sistemit arsimor

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual

Serbi tentoi ta luante të zgjuarin te Dortmundi duke fyer Terziqin, klubi gjerman ia tregon derën

Monika Salihu: Mbrëmjen që jam eliminuar, nuk erdhi askush nga familjarët të më merrte

Gjykata e BE-së vendos se simbolet fetare mund të ndalohen, si do të funksionojë?

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me porosi

Avokati Berisha: Në darkën e fundit të Liridonës ishte edhe vrasësi i saj