LAJMI I FUNDIT:

FMN: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rënie për katër përqind

FMN: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të ketë rënie për katër përqind

Projeksioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) është se ekonomia e Maqedonisë do të bjerë për katër përqind këtë vit, por për vitin e ardhshëm parashikohet të rritet me shtatë përqind. Raporti, i publikuar dje thotë se qeveria u përgjigj shpejt me masa të synuara dhe mbështetje të përkohshme fiskale për të amortizuar ndikimin social dhe ekonomik të krizës dhe për të mbrojtur likuiditetin e kompanive, për të ruajtur vendet e punës dhe për të ndihmuar të papunët dhe më të prekurit, ndërsa Banka Popullore uli normën bazë të interesit dhe bëri ndryshime në rregullore për të lejuar bankat tregtare të ristrukturojnë borxhin e kompanive dhe qytetarëve.

“Qeveria mbetet e angazhuar për të mbrojtur stabilitetin e sektorëve monetarë dhe financiarë dhe po ndërmerr hapat e nevojshëm,” thuhet në deklaratën e FMN-së, duke shtuar se qeveria ka bërë angazhim të fortë për të zbatuar axhendën e reformave strukturore për t’u rikuperuar nga kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.


FMN, sipas raportit, mbetet e gatshme për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjes ekonomike. Nga atje shtojnë se FMN-së i është 176 milion euro dhe është vlerësuar se vendi është në mundësi dhe ka kapacitete që të merrte borxhin. Ai shprehet se borxhi publik i shtetit mbetet i qëndrueshëm, por se ekzistojnë rreziqe të rritura.

Raporti i fundit i FMN-së parashikon një rënie në të gjitha ekonomitë e rajonit. Në Mal të Zi dhe Kroaci nëntë përqind, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova pesë përqind, Bullgaria katër përqind dhe Serbia tre përqind.

Për vitin 2021, parashikimet për vendet e rajonit janë se rritja e BPV-së do të shkojë nga 3.5 në tetë përqind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori